MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj nëse kam alergji ndaj pluhurit?

06.07.2023 - 16:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj që kam alergji ndaj pluhurit?

Mjeku: Alergjia nga pluhuri shkaktohet nga alergenet në ambientet e brendshme, si pluhuri i shtëpisë. Me miliona njerëz preken nga këto alergene dhe ndjejnë sikur gjithmonë kanë ftohtë, apo edhe astmë. Alergnet krijohen nga merimangat dhe rriqrat. Ato janë aq të vegjël sa nuk mund të shihen me sy të lire. Përgjithësisht ato qëndrojnë në mobilie, tapet, krevat.

Simptoma të alergjisë nga pluhuri

Simptomat janë thuajse të njëjta si ato të polenit
Skuqje, lotim dhe kruajtje të syve
Kruajtje dhe bllokim të hundëve
Teshtima

Jeni më të rrezikuar të vuani nga kjo lloj alergjie nëse:
Keni një familjar që vuan ndërkohë nga alergjia ndaj pluhurit apo alergji të tjera
Jeni shumë të ekspozuar ndaj pluhurit apo polenet
Fëmijët dhe të rinjtë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.