MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të zhbllokoj veshin e zënë nga uji?

01.07.2023 - 15:47

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si të zhbllokoj veshin e zënë nga uji?

Përgjigjet mjeku: Dhimbja e veshit është ndër më torturueset që mund të përjetojë trupi i njeriut, por nëse shkaku lidhet me lartësinë sinuset e zëna apo ujin, bllokimi i veshit është një ndjenjë e bezdisshme, por jo e dhimbshme. Të gjithëve na ka ndodhur që në plazh të na futet uji në vesh e të mos na ketë dalë për ditë me rradhë, duke bërë që të dëgjojmë apo të flasim me zë të lartë.

Disa metoda natyrale që zhbllokojnë veshin e zënë nga uji:

1. Tharëse okësh;

Mbani në distancë tharësen e okëve për disa sekonda për të larguar ujin nga veshi dhe për të ulur presionin.

2. Alkooli dhe uthulla;

Përzieni dy pika uthull molle me dy pika alkool dhe lëreni për 30 sekonda të thahet në brendësi të veshit.

3. Kapni hundën dhe ushtroni presion tek veshët duke fryrë ajër!

4. Vaj;

Nëse veshi është bllokuar për shkak të dyllit hidhni disa pika vaj të ngrohtë esencial ose ujë të oksigjenuar dhe e sigurtë që dylli do të shkrijë.

 5. Çamçakëz;

Nëse shkaku i bllokimit të veshëve është presioni i ajrit (për shembull kur udhëtoni me avion apo ngjisni një mal) duhet të përtypni çamçakëz për të shmangur një gjë të tillë.

 6. Peroksid hidrogjeni;

Një tjetër mënyrë për të liruar veshin e bllokuar nga uji është me peroksid hidrogjeni. Rekmandohet 3 katër pika për dy tre minuta dhe pastaj përdorni pak pambuk për të pastruar veshin .

 7.Kompresat e ngrohta;

Përdorimi i kompresave të ngrohta mund të ndihmojë në lirimin e veshit nëse uji është shkaku i bllokimit./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN