MENU
klinika

Për Kosovën figuron emri i aktorit të njohur nga Tropoja

Tensionet në veri, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd!

16.07.2023 - 17:49

Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj.  Një aktor i njohur ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.

Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i. Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd Rama ka propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

  1. Petrit Malaj Kosovë
  2. Oljan Kanushi Slloveni
  3. Bardhyl Canaj Serbi
  4. Genc Pecani Rusi
  5. Qirjako Qirko Hungari
  6. Artur Kuko Holandë
  7. Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
  8. Mimoza Halimi Poloni
  9. Sokol Dedja Danimarkë
  10. Inid Milo Bullgari
  11. Entela Gjika Spanjë
  12. Ilir Hysa Kuvajt

Propozimet për ambasadorët në Kosovë, Serbi dhe Hungari do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit, Bajram Begaj. Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ambasadorë të rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN