MENU
klinika

"SHBA të na japë prova dhe do e ndjekim penalisht"

Vulin non grata, Vuçiç nuk e shkarkon

15.07.2023 - 14:09

Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk pranon të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion Aleksandër Vulin i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Serbia do t’i kërkojë SHBA-së të sigurojë prova dhe dëshmi kundër Aleksandër Vulin-it, ka deklaruar Vuçiç.

Sanksionet e vendosura për Vulin janë përgjegjësi e imja thotë Vuçiç pasi kanë të bëjnë me mos vendosjen nga Serbia të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për këtë përgjegjëse është qeveria e Vuçiç. Sipas presidentit serb futja në listën e zezë të Vulin nga SHBA nuk ka të bëjë me përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve me bandat e krimit të organizuar.

Vuçiç tha se ka marrëdhënie të mira me zyrtarët amerikanë, veçanërisht ambasadorin Christopher Hill.