MENU
klinika

Pak kohë pas lindjes së djalit

A do ta prezantojë Jonida edicionin e dytë të “BBVK”?

14.08.2023 - 13:02

“Big Brother Vip Kosova” e mbylli edicionin e parë me sukses dhe duket se është mëse gati për një të dytë.

Dhe kështu do të ndodhë, reality show do të rikthehet sërish në vjeshtë në sezonin e ri televiziv. Në një situatë të tillë publiku ka qenë kurioz nëse Jonida Vokshi do të vazhdojë në prezantimin edhe të këtij edicioni.

Këtë kureshtje e ka shuar vetë ajo, duke konfirmuar se po, ajo do të vijë sërish në rolin e moderatores së “BBVK2”.

Kujtojmë që në qershor të këtij viti Jonida solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë. Rikujtojmë, se ajo dhe Besniku janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatore e “Big Brother Vip”

Arbana Osmani i jep një mesazh Jonida Vokshit