MENU
klinika

PAMJET

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen shoferët

15.08.2023 - 11:45

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari i identifikuar me inicialet O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, si edhe dy pasagjerë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan