MENU
klinika

Dy në gjendje të rëndë

Aksident në Fier, përplasen 2 makina, plagosen 10 persona

06.08.2023 - 09:30

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të Fierit. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 10 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.