MENU
klinika

Festivali Ndërkombëtar

Ansambli Folklorik “Amantia” dy çmime në Poloni

23.08.2023 - 16:02

Ansambli Folklorik “Amantia” nga Vlora fitoi dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Folkut në rajonin e Bielsko-Biata të Polonisë.

Në këtë festival ansambli u nderuan me çmimin për performancën e shkëlqyer artistike ndër 16 grupe konkurruese dhe çmimin e interpretimit më autentik të këngës tradicionale për burrat (polifoni).

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti në një takim drejtorin e Ansamblit, Elidon Brahimi, i cili e informoi për suksesin e arritur.

Madonna “fton” Britney Spears t’i bashkohet asaj në skenë në turneun e ardhshëm “Celebration”

“Mjeshtrat e mëdhenj të polifonisë, Nazif Çela dhe Vendim Kapaj ndanë mendime dhe ide për të vazhduar zhvillimin e polifonisë dhe ruajtjen e traditës së veçantë krahinore.

Krenar për grupet tona artistike që përfaqësojnë denjësisht trashëgiminë kulturore, doket, zakonet dhe historinë tonë, duke kontribuar gjithashtu në promovimin e resurseve turistike të zonës”, tha Dredha.