MENU
klinika

U kap me lëndë plasëse

Arrestohet autori i dyshuar i rrëmbimit të dy personave në Sarandë

30.08.2023 - 16:36

Autori i dyshuar i rrëmbimit të dy personave, në muajin maj në Sarandë, është vënë në pranga.

29-vjeçari Albi Mecini u arrestua në flagrancë, teksa po përgatiste mjetet për kryerjen e një ngjarjej kriminale.

Policia njofton se Mecini u kap me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Gjatë kontrollit të zonës, në një tjetër makinë, u gjetën 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Ndërkohë, sipas hetimeve rezulton se Mecini është i përfshirë në rrëmbimin e dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Në muajin maj, ata u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia ka shpallur në kërkim Sebastian Latajn, si bashkëpunëtor i Mecinit. Për të dy, sot Gjykata e Sarandës dha masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lihen të lirë personat e shoqëruar

Ende mister fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur