MENU
klinika

Mbaheshin në spitalin e burgut në Tiranë

Beleri dhe Alla transferohen në paraburgimin e Durrësit

24.08.2023 - 10:28

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve transferoi dje në paraburgimin e Durrësit Alfred Belerin dhe Lefter Allën.

Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në kryeqytet për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa Lefter Alla u arrestua marsin e kaluar me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujësjellësi në bashkinë e Bulqizës.

Çështja “Beleri” u bë shkak për mungesën e Kryeministrit Edi Rama në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit në Athinë. Greqia ashpërsoi qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.

Ministri grek i Punëve dhe Çështjeve Sociale ka deklaruar se mungesa e ftesës ndaj Ramës në takimin e liderëve të Ballkanit, mbrëmjen e kësaj të hëne, është mesazh i qartë ndaj Tiranës zyrtare.

Ministri grek, Andronis Geordiadis, paralajmëroi gjithashtu Shqipërinë me pengesa në integrimin europian dhe përfitimin e fondeve nga BE nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryetar i Bashkisë se Himarës.

Ministri grek i Punës bëri të ditur edhe se Greqia nuk do të mirëpresë as vendosjen e një kryetari tjetër e as zgjedhje të reja në bashkinë jugore të vendit. Sipas tij, kjo do të ndikonte në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për një afat të pacaktuar.

Igli Hasani: Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore

David Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet nga Ministri i Jashtëm!

"Prokurorët dashurohen me çështjet, dinë çdo detaj!"

Zgjatja e mandatit/ Dumani: Përjashtojeni emrin tim nëse doni!

Përplasja me armë 7 vite më parë që terrorizoi Elbasanin

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara 40-vjeçari me tre emra!

Nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryetar bashkie

Altin Dumani rendit zyrtarët e lartë të dënuar apo në hetim