MENU
klinika

"Sa të jem unë këtu nuk ka shans që…"

Çështja “Beleri”/ Rama nuk tërhiqet edhe pas presionit të Greqisë

25.08.2023 - 13:44

Kryeministri Edi Rama reagoi në një komunikim me gazetarët për çështjen Beleri dhe qëndrimet e fundit të Athinës zyrtare, ku ai mungoi në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor të thërritur nga homologu Mitsotakis, pikërisht për mbajtjen pas hekurave të kreut të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Kreu i qeverisë u shpreh se drejtësia e re duhet të vazhdojë e patrazuar me detyrën e saj pa asnjë lloj interference.

“Qëndrimi për Belerin është dhe do të jetë që drejtësia e re duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj dhe në këtë pikë, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar edhe më herët e qetësisë e veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë.

Asnjë lloj interference që mund të vijë mbi sistemin e drejtësisë, nuk do gjejë as përkrahjen as mirëkuptimin. Ne nuk ndikojmë në organet e reja të drejtësisë dhe presim prej tyre vetëm të zbatojnë ligjin dhe i mbështesim pa kushte, qoftë kur na vjen mirë dhe qoftë kur na vjen keq. Kjo është e panegociueshme për forcën tonë që qeverisë Shqipërinë”, u shpreh Rama.