MENU
klinika

E dinit?

Disa pije alkoolike janë më të shëndetshme se të tjerat, ja cilat

31.08.2023 - 08:09

Alkooli shkakton shtatë lloje kanceri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përfitimet shëndetësore të supozuara ndaj kësaj pijeje po ia lënë vendin një tjetër realiteti më të kthjellët kohët e fundit. Ekspertët po thellohen në hulumtime për të provuar se jo të gjithë llojet e alkoolit janë të dëmshme. Të tjerë faktorë janë ata që ndikojnë negativisht në organizëm ,nga sasia tek cilësia e alkoolit që konsumoni dhe jo vetëm!

“Nëse do të pish, ka zgjedhje më të mira se të tjerat,” thotë Ginger Hultin, një dietologe në Seattle.

A është ndonjë alkool i shëndetshëm?

“Brenda kufijve të moderuar, zgjidhni alkoolin që ju pëlqen, por kini parasysh kaloritë në pije,” thekson Madelyn Fernstrom, një dietologe. Për shembull, një shishe birre mund të ketë deri në 350 kalori; një pina colada ka më shumë se 500. Ato hyjnë në trupin tuaj si çdo kalori tjetër dhe përpunohen si të tilla,” thotë Ginger Hultin, autore e “Meal Prep for Weight Loss 101”, për Today.

Duke pasur parasysh të gjitha paralajmërimet për alkoolin, mendoni për këto kategori si pijet alkoolike më pak të pashëndetshme:

Një gotë shampanjë ose verë e bardhë e gazuar

Një gotë verë e bardhë e gazuar ka rreth 100 kalori. “Verërat e thata të kuqe ose të bardha, ose vera e thatë e gazuar, gjithashtu nuk kanë sheqer të shtuar si shumë pije të tjera,” shton Hultin.

E dinit? Disa pije alkoolike janë më të shëndetshme se

Birrë e lehtë

Konkretisht, një birrë me alkool më të ulët për nga vëllimi është më e shëndetshme. Me përqindje më të ulët alkooli dhe me më pak kalori, këto lloj birrash janë më të rekomandueshme për t’u konsumuar.

Pijet e papërziera

“Tekila, rumi ose vodka cilësohen si pije mjaft të pastra,” shton Hultin. “Të thjeshta ose të përziera me ujë të gazuar, ato në fakt mund të jenë një zgjedhje e mirë për t’u konsumuar”. Problemi vjen kur njerëzit abuzojnë me sasinë ose i hedhin në mikser për t’i përpunuar e shtojnë sheqer.

Dietologia sugjeron që vodka të përzihet me pak limon ose portokall; po ashtu rumi ose me cola cola dietike, xhini dhe toniku ose një martini të vogël të konsumohen pa problem.

E dinit? Disa pije alkoolike janë më të shëndetshme se

Këshilla për pije të shëndetshme

“Mos pini me stomak bosh. Alkooli përthithet drejtpërdrejt përmes stomakut, gjë që mund t’i dehë njerëzit më shpejt,” thotë Hultin. “Unë rekomandoj që njerëzit të pinë alkool ndërsa hanë ushqim, sepse kjo do të ngadalësojë përthithjen e alkoolit në gjak,” vëren ajo.

Alkooli është dehidratues, kështu që është gjithmonë një ide e mirë të kesh një gotë ujë pranë.

Hiqni dorë nga përzierja me lëngjet e frutave sepse ato janë të mbushura me sheqer shtesë. Kjo përfshin pije si çaji i ftohtë të bërë me lloje të shumta lëngjesh, të cilat mund të përmbajnë 500 kalori ose më shumë.