MENU
klinika

Akuzat e reja!

Donald Trump del sot në gjyq, Uashingtoni rrit sigurinë në Gjykatë

03.08.2023 - 10:09

 Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet sot edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020, raporton BBC.

Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale.

Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Sipas aktakuzës, Trump përballet me katër akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar SHBA-në, ndërhyrjen e një dëshmitari dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN