MENU
klinika

Siguria në rrugë!

Drejtonin motorët pa patentë, arrestohen 5 shoferë në Elbasan

31.08.2023 - 11:23

Pesë drejtues motorësh janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa patentë.

I. Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan, A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Papër, E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Godolesh, B. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Muriqan dhe I. B., 62 vjeç, banues në Cërrik, janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar motorët respektivë pa lejë drejtimi.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan