MENU
klinika

Kush e ka radhën pas Berishës

Escobar paralajmëron emra të rinj “non grata”, të rrezikuar ministra e deputetë

26.08.2023 - 22:13

Prej disa ditësh po flitet në Tiranë se disa ish-ministra e deputetë janë shpallur “non grata” dhe pritet vetëm njoftimi, ndërsa sot ishte Escobar që e tha hapur se do të ketë një listë të gjatë të padëshiruarish në të gjithë rajonin…
ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar valë të re “non gratash” në rajon. Ai zhvilloi një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është shprehur se korrupsioni është problem serioz në rajon. Ai ka deklaruar se SHBA do të punojë fort për ta çrrënjosur këtë fenomen.

“Ajo që mund të them është se, për rajonin, për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh. Jam i lumtur të shoh se procesi i anëtarësimit i jep rëndësi sundimit të ligjit si kusht për hyrjen (në BE). Ekziston edhe një arsye tjetër pse ne duam ta shohim rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet. Çdo vend që ka hyrë në BE është më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më i avancuar, dhe në të njëjtën kohë më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij. Kjo është një arsye tjetër pse ne duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar ai në një intervistë për mediat maqedonase.

Më pas ai u ndal edhe te lista e zezë e SHBA. Escobar deklaroi se nuk mund të tregojë një datë se kur do të publikohen emrat e shpallur të padëshiruar, por u shpreh i sigurt se shumë shpejt do të ketë njoftime nga DASH për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është kaq gërryes për shoqëritë. Nuk mund të bëjmë një njoftim për sanksione, por të jeni të sigurt që do të ketë”, tha ai.

Prej disa ditësh është folur se SHBA dhe Britania e Madhe do të nisin një valë të re “non gratash” në vendin tonë. Berisha ishte i fundit i shpallur prej tyre, ndërsa më pas ka pasur vetëm disa sanksionime, por jo emra të futur në listën e zezë. Sinjalet janë se ka disa deputetë dhe ministra që do të ndëshkohen. Po ashtu flitet dhe për biznesmenë të lidhur me kontigjentin kriminal.