MENU
klinika

Sezoni veror

Fluks në Portin e Vlorës, në 3 ditë 6000 hyrje

14.08.2023 - 12:06

Gjatë këtij sezoni Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në bregdetin tonë. Pikat kufitare janë përballur me një fluks të shtuar.

Konkretisht në Portin e Vlorës, në tre ditët e fundit kanë hyrë 6600 pasagjerë, pjesa dërmuese turistë nga vendet e tjera. Gazetari i ABC News, Elton Nika thotë se njësitë akomoduese në qytetin e Vlorë, përfshirë këtu hotele apo shtëpi të tjera që jepen për disa ditë, janë të gjitha të prenotuara deri më 25 gusht.

“Janë të gjitha të prenotuar. Jo vetëm hotele, por edhe ambiente, te cilat jepen me qira ditore ose javore për pushuesit që zgjedhin Vlorën. Referuar fluksit, të shtunën mbërritën 2200 persona, 2800 të dielën me tragetet e linjës, ndërkohë që 1617 kanë mbërritur këtë mëngjes me tragetet, me një ndryshim këtu, që ditën e sotme do arrijë edhe një traget tjetër në orët e pasdites”, raporton ai.

Një pjesë e atyre që vijnë në Portin e Vlorë janë emigrantë, të cilët gjatë pushimeve të verës udhëtojnë drejt vendlindjes së tyre.

“Duket një fluks , i cili mbetet prezent në Portin e Vlorës. Qytetarët apo pushues që vijnë nga Italia duke zgjedhur Vlorën, por ka edhe të tjerët, të cilët largohet tek të afërmit e tyre dhe për këtë qëllim shfrytëzojnë Portin e Vlorës”, shtoi ai.

Referuar rasteve me vitet e kaluara, gazetari thotë se pas 20 gushtit fillon largimi i pushuesve drejt Italisë apo vendeve të tjera të BE-së.

“ Referuar statistikave të viteve të shkuara, mund të themi se pas datës 20 gusht mund të nisë largimi i pushuesve që kanë ardhur nga Italia dhe nga vendet të tjera të vendeve të BE-së”, theksoi ai..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Periudha dhjetor-janar, mbi 20 mijë pasagjerë

Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës