MENU
klinika

Del nga spitali

Fredi Beleri përfundon në “burgun e VIP-ave”

23.08.2023 - 11:50

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është nxjerrë nga spitali i burgut në Tiranë dhe është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Së bashku me të është transportuar në Durrës edhe ish-kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Në këtë paraburgim ndodhen edhe emra të tjerë “VIP” si ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe dy ish-kryetarët e bashkive, Vangjush Dako dhe Safet Gjici.