MENU
klinika

Gara për bashkinë e Kukësit

Rithemelimi mban sot Primaret

27.08.2023 - 10:20

Ditën e sotme Rithemelimi mban primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit me 24 shtator. Mes 6 kandidatëve që i janë propozuar Rithemelimit për të qenë pjesë e primareve, është edhe kreu i PD në Kukës Arif Rexhmati, i njohur si figurë që mbështetet nga Lulzim Basha.

Emra të tjerë që do të futen në garë në 27 gusht janë, Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Më herët, ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mjeku Admir Sinamati, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në garë.

Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore.

Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.