MENU
klinika

Shtëpia e barit në Dimal

Gjykata e Beratit jep masat e sigurisë për të arrestuarit

23.08.2023 - 12:48

Gjykata e Beratit ka dhënë masat e sigurisë për 5 personat e arrestuar në një shtëpi bari në Dimal, mes të cilëve ishin dhe dy punonjës të OSHEE.

Ndaj dy vëllezërve nga Fieri, të dyshuar për kultivimin e kanabisit Igli dhe Frederik Borova, dhe ndaj 21-vjeçarit Bejdo Rrapo, pronarit të banesës së kthyer në shtëpi bari, është përcaktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, ndaj dy punonjësve të OSHEE-së, Eriglen Bejdo, 32-vjeç, me detyrë faturist elektrik dhe Renato Mingo, 55-vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së, është përcaktuar masa “Detyrim paraqitje” .

Kujtojmë se personat të fjalë u arrestuan më datë 20 gusht në operacionin policor “Pobrati”, ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi dhe 315 fidanë.

Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do t'ia dalim, rrini në shtëpi"

Artistët mesazhe optimiste me art nga shtëpia

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Çfarë është riniti alergjik?