MENU
klinika

Ministrja Kushi promovon bukuritë e Shqipërisë

“Kepi i Rodonit, një thesar plot bukuri dhe histori në Adriatik që nuk duhet humbur”

20.08.2023 - 21:22

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi herë pas here në rrjetet sociale ka promovuar bukuritë e Shqipërisë duke postuar foto ose video të perlave të ndryshme turistike që ndodhen në vendin tonë.

Këtë të diel Ministrja Kushi ka zgjedhur të postojë në rrjete sociale pamje nga Kepi i Rodonit.

Znj. Kushi në përshkrimin e saj shkruan se Kepi i Rodonit është një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit për të shijuar jo vetëm plazhin e mrekullueshëm, por edhe historinë që mbart ky vend.

“Jo vetëm Riviera e Jonit në jug të 🇦🇱 Shqipërisë, por edhe Adriatiku ofron thesare plot bukuri dhe histori për t’u shijuar nga të gjithë vizitorët vendas e të huaj.
Një prej tyre është edhe Kepi i Rodonit, me kalanë e ndërtuar buzë detit nga Skënderbeu, Kishën e Shna Ndout që njihet si “kisha e mrekullive”, panoramën mahnitëse dhe plot atraksione që e bëjnë këtë zonë ndër më të preferuarat në hartën turistike të Adriatikut” – shkruan ministrja.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/1293226311557553