MENU
klinika

Dëmet

Kurrë mos përzjeni këto ushqime! Mund të jetë shumë e rrezikshme!

12.08.2023 - 08:30

Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve luan një rol vendimtar në ruajtjen e shëndetit optimal të trupit. Megjithatë, ka fruta dhe perime të caktuara të cilat nuk duhet të hahen kurrë në të njëjtën kohë. Përzierja e tyre mund të rrezikojë shëndetin e gjithë trupit. Në këtë artikull do të zbuloni se çfarë kombinimesh ushqimesh nuk duhet të bëni përsëri sepse mund të jetë shumë e rrezikshme!

 

  1. Buding dhe banane

Ky kombinim i budingut me banane është shumë i vështirë të  tretet dhe zvogëlon përqendrimin mendor. Për më tepër, inkurajon prodhimin e substancave toksike që mund të kenë pasoja serioze sidomos tek foshnjat.

  1. Portokall dhe karrota

Megjithëse është një kombinim shumë i popullarizuar i gjetur sidomos në lëngjet e përqendruara të pasterizuar, portokallët e përzier me karota mund të shkaktojnë urth dhe zbaticë biliare. Gjithashtu, është zbuluar se ky kombinim mund të favorizojë fillimin e disfunksioneve renale.

  1. Ananas dhe qumësht

Bromelina është një substancë  që  e përmban ananasi, e cila nuk lejon kombinim me ushqime të caktuara, sidomos me qumësht. Përzierja e ananasit me qumësht shkakton dhimbje stomaku, dhimbje koke, nauze dhe efekte të tjera. Ky kombinim është i rrezikshëm sidomos për foshnjat.

  1. Papaja dhe limoni

Ky kombinim mund të shkaktojë aneminë dhe pabarazitë e tjera të hemoglobinës. Shmangeni atë me çdo kusht!

  1. Portokall dhe qumësht

Nëse shtoni portokallat në drithërat e mëngjesit, ju mbingarkoni  në mënyrë të panevojshme stomakun. Ky kombinim shkakton  shqetësim në stomak  dhe ngadalëson tretjen e niseshtës që merret nga drithërat.