MENU
klinika

“Nuk po gjejmë asnjë ilaç”

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion

04.08.2023 - 09:58

Motra e këngëtares së njohur Celine Dion, Claudette Dion ka treguar artistja ka qenë duke kërkuar një kurim për sëmundjen e rëndë ‘Stiff-person syndrome’ të cilën ajo është diagnostifikuar 1 vit më parë.

Së fundmi Claudette ka qenë e ftuar në emisionin “Le Journal de Montreal”, ku gjatë intervistës ajo zbuloi se pavarësisht punës dhe angazhimit nga “kërkuesit më të mirë në këtë fushë”, gjendja shëndetësore e fitueses së çmimit ‘Grammy’ është përkeqëuar.

“Ne nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme,”- tha Claudette.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, Stiff-person syndrome është një “çrregullim i rrallë neurologjik progresiv” që mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve në krahë dhe këmbë, teksa prek 1 person në 1 milion.

Pasi Celine u diagnostifiku me këtë sëmundje të rëndë, ajo ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.

“Më vjen shumë keq që po iu zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur nuk je 100%,” shkroi artistja në Instagram.

Teksa vazhdoi: “Nuk është e drejtë për ju të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.”

Megjithatë pasi këngëtarja nuk ka parë ndonjë përmirësim në gjendjen e saj shëndetësore, motra e saj Linda është zhvendosur në shtëpinë e Celine në Las Vegas për tu kujdesur për të.