MENU
klinika

Fluksi i lartë i udhëtarëve në Portin e Durrësit

Mbi 123 mijë turistë dhe emigrantë erdhën në korrik

17.08.2023 - 13:16

Të shumtë janë turistët dhe emigrantët që zgjedhin të udhëtojnë me tragete drejt vendit tonë. Gjatë muajit korrik porti i Durrësit numëroi mbi 123 mijë udhëtarë në hyrje dhe 32 mijë në dalje. Fluksi vijon të mbetet i lartë dhe gjatë gushtit!

Porti i Durrësit është një ndër portat më të madhe pritëse të turistëve të huaj dhe emigranteve që vijnë për pushime në Shqipëri. Të pyetur nga Report TV ata shprehen se shfrytëzojnë ditët e lejes për të takuar të afërmit dhe për të bërë disa ditë plazh.

“Vij për pushime. Vij nga Gjermania dhe pasi bëra pushime ne Itali erdha këtu”, tha një emigrant.

“Jetoj në Itali kam ardhur për pushime 1 javë në Sarandë. Ca mendon për çmimet? Nuk e di, por mendoj se njësoj si andej. Çmimet me çfarë kam parë online janë të pranueshme”, tha një turist.

“Shkuam për pushime dhe u kthyem. Isha tek djali qëndrova ca ditë dhe tani po kthehem”, u shpreh një emigrant tjetër.

Mbi 123 mijë pasagjerë u regjistruan në Portin e Durrësit vetëm gjatë muajit korrik. Nuk mungojnë as daljet nga vendi të cilat janë po në shifra të larta.

Në muajin korrik 32,242 persona kanë udhëtuar me tragete drejt vendit fqinj. Fluksi vijon të mbetet i lartë edhe gjate gushtit, ndaj tragetet kryejnë dy lundrime në ditë për ne Bari e Ankona.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese