MENU
klinika

Xhelaj: Kandidatët mund të bëjnë ankimim pranë fakultetit

Më 27 gusht shpallen fituesit në univeristet

22.08.2023 - 12:57

Po i vjen fundi etheve të maturantëve për të mësuar se në cilat programe studimi do të shpallen fituesë. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, universitetet përfshirë dhe ato që kanë konkurse apo teste pranimi brenda datës 26 Gusht bëjnë hedhjen e të dhënave në sistem, ndërsa fituesit do të shpallen ditën e Dielë më 27 Gusht.

“Kanë kohë deri në datën 26 Gusht që të bëjnë llogaritë dhe të shpallin listat e fituesve brenda universitetit dhe pastaj të gjitha këto ngarkohen në sistem në datën 26 dhe me datë 27 bëhen publike dhe maturantët mund të futen tek Këndi Maturantit vetëm më ID e maturës dhe shikojnë renditjen e tyre për të gjithë aplikimet që kanë bërë në formularin A2.

Sipas Xhelajt kandidatët kanë një ditë afat për të bërë ankimimin e rezultateve, ndërkohë që më 29 Gusht do të nis regjistrimi i studentëve fitues në univiersitete.

“Data 28 e cila është në dispozicion të maturantëve që nëse ata kanë ndonjë ankesë për shkak të renditjeve apo kalkulimit të pikëve mund të paraqiten pranë fakultetit përkatës jo në RASH. Ne nuk bëjmë pikëzime as nuk nxjerrim renditje. Të bëhet ankimimi pranë fakultetit dhe nëse merret në konsideratë atëherë rishikohet lista. Data 29 është dita e parë e regjistrimeve dhe pastaj nis ajo gara e zakonshme me faza 48 orëshe, 7 faza. Në datën 11 Shatator përfundon komplet raundi i parë i regjistrimeve.”

Ai u rekomandon maturantëve që të verifikojnë të dhënat në sistem dhe më pas të vendosin të regjistrohen .

“Janë ato ngjyrat klasike jeshilja dhe e kuqja që janë indikatorë, por ato duhet të shikojnë edhe elementet informuese siç janë renditja, pikët, kuotat që ata të kenë një ide se si mund të vijojë gara që mos të bëjnë regjistrimin direkt. Brenda portalit e-Albania ka një ikonë që thotë statistikat e vjetshme dhe aty mund të informohen për vendndodhjen, pikët që ka pasur fituesi i fundit dhe pak a shume krijon një ide se si mund të vijojë gara këtë vit.”

Universitetet që kanë konkurse dhe teste pranimi, siç është Mjekësia, Arkitektura, unviersiteti i Arteve dhe ai i Sporteve janë duke i zhvilluar. Pikët që kandidatët do marrin këto teste do tu bashkangjiten pikëve të Maturës Shtetërore dhe më pas bëhet rankimi i tyre final. Në garë janë 19,600 maturantë ndërsa të gjitha universitete ofrojnë 32 mijë kuota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku bazohet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Kthehen në klasa maturantët e zonave të nxehta!