Neymar është lojtari i fundit dhe ndër më të bujshmit sëbashku me Cristiano Ronaldo-n, i cili do të luajë në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian ka arritur akordin me Al Hilal për të shkuar në destinacionin e pasur, që ka bërë përvete shumë lojtarë me emër gjatë kësaj merkato vere.
Paris SG ka pranuar ofertën 100 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili do nënshkruajë për dy vite me klubin e ri ku do përfitojë në total 200 milionë euro.
Për të u përfol edhe Barcelona. Madje vetë lojtari pëlqente rikthimin në Katalonjë, por veto që vendosi trajneri Xavi bëri që dy klubet, Barcelona dhe Paris SG, të mos uleshin për të diskutuar marrëveshjen.
Neymar do jetë sonte në mbremje në Arabinë Saudite për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa te klubi i ri do të gjejë lojtarë si Koulibaly, Milinkovic-Savic apo edhe brazilianin tjetër Malcom. Pas Ronaldos dhe Messi-t, Neymar është ‘ylli’ i madh i rradhës që lë Europën. Kjo lëvizje do të thotë shumë edhe për lojtarin, duke zgjedhur një destinacion i cili nuk është shumë konkurues.