MENU
klinika

FOTO-EMRI

Ngjarja në Prishtinë/ Autori i kërkuar nga FBI-ja, mbushte New York-un me marihuanë

05.08.2023 - 14:28

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person humbi jetën, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një nga lokalet e kryeqytetit, “Bon Vivant”.

Sipas mediave vendase mësohet se i dyshuari i përfshirë në këtën gjarje është indentifikuar si Dukagjin Nikollaj, i kërkuar nga FBI-ja për trafikim të lëndëve narkotike. Ndryshe Nikollaj njihet edhe me nofkën “Duka”.

Në fletë kërkimin e lëshuar për “Dukën” thuhet se ai për pesë vjet ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës. Ai merrte lëndën narkotike nga Kanadaja dhe e shpërndante atë në Neë York.