MENU
klinika

'Volodymyr ti flet shumë mirë italisht'!

Ngjashmëri e frikshme me Zelensky, shitësi i peshkut në Napoli bëhet viral në TikTok

22.08.2023 - 17:34

Një tregtar peshku në Napoli, Gigi Pescheria, është bërë viral për arsye të ngjashmërisë së frikshme që ka me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gigi është shumë i famshëm në TikTok, i cili poston video të ndryshme ku ka më shumë se 1 milion ndjekës. Kanë qenë komentues të shumtë të cilët kanë vendosur në pah ngjashmërinë e tij me Presidentin e Ukrainës, Zelensky, raportojnë mediat e huaja.

Pas këtyre komenteve, Gigi që atëherë ka postuar një video duke mirëpritur komentet e njerëzve për pretendimet si sozia e Zelensky.

Por njëri prej komenteve ishte: “Volodymyr, ti flet shumë mirë italisht!”.

Sipas mediave, Gigi u bë i famshëm në vitin 2020, kur vendi ishte në karantinë për shkak të pandemisë Covid-19.