MENU
klinika

Marrin pjesë mbi 100 seminaristë të huaj

Nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën

14.08.2023 - 16:28

Sot është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit XLI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, përcjell KultPlus.

Ceremonia e hapjes së Seminarit u mbajt sot zyrtarisht në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Në këtë kremtë të kulturës shqiptare ishin të pranishëm: rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, zv. dekania e Fakultetit të Filologjisë në Tiranë, Elsa Skënderi Rakipllari, drejtor i seminarit akademik Bardh Rugova.

Ceremonia u hap me sopranon e mirënjohur Besa Llugiqi, përcjellë me piano nga prof. Valton Beqiri.

Rrjedha vazhdoi me fjalimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili theksoi rëndësinë e këtij seminari, duke e konsideruar dritare të lidhjes së albanologjisë me botën e jashtme, stabiliteti i së cilit institucion është edhe stabiliteti i albanologjisë në botë.

Më pas, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me fjalën e saj të rastit, shprehu mirënjohje ndaj organizatorëve për fillimin e suksesshëm të seminarit e njëkohësisht edhe mbështetje që ky seminar të jetë gjithmonë shtyllë e studimeve albanologjike.

Fjalimi i ministres Nagavci u përcoll nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, i cili vendin kryesor ia la rëndësisë së gjuhës shqipe në kulturën globale dhe rëndësisë së ruajtjes së saj si thesar gjuhësor dhe lidhjeve letrare e kulturore që ajo i ka krijuar.

Në fund, akademik Bardh Rugova, njëherit edhe drejtor i Seminarit 41, fjalën e tij e filloi me një histori e cila ndërlidhi mandatin e parë të tij si drejtor në vitin 2011 me këtë të tanishmin. Në atë mandat u ftuan arnautët e Sirisë, ndër ta edhe Sadik Jonuzi, i cili kishte ardhur me djalin e tij. Këtë vit, djali, Albani kishte kërkuar të vinte në Seminar por nuk ju mundësua për shkak të procedurave të vizës. Kjo, varietetet e rrezikuara e statusi i pafavorshëm i shqipes në vendet ku është pakicë, sipas drejtorit, përbëjnë temën bosht të seminarit, shqipen në rrezik.

Për fund, ai falënderoi komunitetin studimor të albanologjisë, pjesëmarrësit, mysafirët, Universitetin e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Komunën e Prishtinës e Bankën BPB.

Seminari XLI i albanologjisë do t’i zhvillojë punimet nga data 14 gusht deri më datën 25 gusht, ku do të marrin pjesë mbi 100 seminaristë të huaj. / KultPlus.com

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën