MENU
klinika

Njësoj si modelet e viteve ’90

Njihuni me Gina Stewart, modelen e parë të krijuar nga AI!

20.08.2023 - 08:42

Ajo ka flokë të gjatë bjonde, sy blu dhe linja perfekte, por modelja mahnitëse që shihni është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Gina Stewart, është tashmë modelja e parë në botë e krijuar nga AI dhe ka nënshkruar një kontratë me një agjenci modelimi me bazë në Gjermani.

Gina u krijua nga një grua, ish modele e Playboy e cila aplikoi tek ajo përmasat dhe stilin e saj. Megjithatë, modelja e inteligjencës artificiale është 28-vjeçe ndërsa ajo 52. “Gjëja qesharake është se meshkujt e duan atë. Ajo është magjepsëse, e bukur dhe e dëshirueshme, si modelet e Playboy të viteve ’90. Unë mendoj se është një koncept i ngjashëm me superheronjtë; të gjithë e duan dhe kanë një superhero të preferuar, ata shkojnë në kinema për t’i parë, admiruar dhe fiksuar pas tyre”,- shprehet krijuesja e modeles, e cila po ashtu quhet Gina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti amerikan: SHBA e ka humbur garën

“Kina do të dominojë inteligjencën artificiale”