MENU
klinika

“Pjatë që serviret e ftohtë”

A ka gisht Putin në vdekjen e shefit të Wanger?

23.08.2023 - 22:09

Pasditen e kësaj të mërkure mediet ndërkombëtare janë duke “vluar” nga lajmi për vdekjen e shefit të Wanger, Yevgney Prigozhin.

Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë konfirmoi lajmin se një avion me 10 pasagjerë në bord u rrëzua në Tver, të Moskës. Në listën e pasagjerëve të cilët po udhëtonin në këtë avion ndodhej dhe emri i shefit të Wanger.

Dhjetë persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord dhe të gjithë mbetën të vdekur. Pas bërjes publike të këtij lajmi në medie po hidhen aludime se kjo ngjarje nuk është aksidentale, por kanë qenë trupat ruse të cilët e kanë gjuajtur dhe kjo për shkak se Prigozhin ndodhej në bord.

Në qershor të këtij viti, Progozhin udhëhoqi trupat e tij në një rebelim të shkurtër kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.  E gjithë kjo kryengritje filloi pas përplasjeve të brendshme midis Wagnerit dhe ministrisë së mbrojtjes së Rusisë për drejtimin e luftës. Prigozhin akuzoi vazhdimisht ministrinë për dështimin e furnizimit të grupit të tij me municion, prandaj dhe atë u ngritën duke kërcënuar luftë në zemër të Rusisë.

Pasi morën kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov-on-Don grupi Wanger u zhvendosën drejt Moskës, me qëllimin e deklaruar për të hequr udhëheqjen ushtarake. Megjithatë, Prigozhin ndaloi përparimin e këtij grushti shteti pas negociatave të bëra me Kremlinin, të cilat u ndërmjetësuan nga udhëheqësi bjellorus Alexandër Lukashenko.

Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe atij iu ofrua një lëvizje në Bjellorusi. Ishte Vladimir Putin ai cili doli në një deklaratë ku foli për kryengritjen e Wanger në Rus. Ai vendosi kushte për mercenarët, ku kërkoi tërheqjen e tyre dhe largimin për në Bjellorusi.

Mirëpo, qytetarët dhe një sërë figurash të njohura nuk kanë besuar se Putin do e falte Prigozhin për të cilin tha se e goditi pas shpine.

“Një i vdekur që ecën” e kanë përshkruar disa vëzhgues të Rusisë shefin mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, që kur ai udhëhoqi marshimin e tij rebel në Moskë në fund të qershorit. Ndërsa drejtori i CIA-s, William Burns, ka thënë se është një hakmarrje dhe një “pjatë që Putini preferon ta serviret e ftohtë”.

Ndërkohë, dy ditë më parë u përhap me shpejtësi në medie komunikimi i parë i Prigozhin që nga rebelimi i tij i dështuar në Rusi.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit, Prigozhin u shfaq në një klip i cili u tha se ishte regjistruar në Afrikë. Në videon e publikuar ai shihej duke qëndruar në një zonë shkretëtirë dhe me një pushkë në duar.

“Temperatura është +50, gjithçka ashtu siç na pëlqen. Wagner e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, ne po e bëjmë jetën një makth për ISIS (Shteti Islamik, IS) dhe Al-Kaeda dhe banditët e tjerë”, tha Prigozhin në video.

Ai më pas tha se Wagner është duke rekrutuar njerëz dhe se grupi mercenar “do të përmbushë detyrat që i janë vendosur”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avioni i kreut të Wagner rrëzohet në veri të Moskës

2 muaj pas rebelimit ndaj Putinit, vdes Prigozhin