MENU
klinika

Arrestohen përgjegjësit e firmës

Po nxirrte mermer, 55 vjeçari humb jetën në punë

05.08.2023 - 12:20

Një 55 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti teksa po punonte pë nxjerrjen e mermerit. Ngjarja u shënua në në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar.

Sipas policisë viktima, Arben Piro, 55 vjeç banonte në Skrapar. Në pranga kanë rënë dy përgjegjësit e firmës njëri prej tyre shtetas grek. Ata janë Jordan Maçolli, 68 vjeç banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe Karail Sterjos 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

“ Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetas Arbern Piro, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme” informoi policia e Beratit.

Dy përgjegjësit e firmës, një grek e në shqiptar u arrestuan në flagrancë për akuzën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky është aksidenti i dytë në punë që ndodh në një firmë të përpunimit të mermerit brenda 3 ditësh.