MENU
klinika

Vazhdon puna për kërkimet e puseve

Rama e nis ditën nga Shpiragu: Të dhënat janë tejet optimiste

28.08.2023 - 10:56

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me punën nga kërkimet e puseve në Shpirag.

Ai teksa ndan një video, thotë se kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.