MENU
klinika

Bujtinat e Thethit të mbushura me turistë

Rama-qytetarëve: T’i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra

26.08.2023 - 20:34

Kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon faqen e tij në Facebook jo vetëm për të përcjellë mesazhet e tij politike por dhe për të promovuar Shqipërinë dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.

Një nga këto është dhe për të mbajtur pastër ambientin.

Ndërsa Shqipëria këtë vit po shënon një bum turistik nga veriu në jug mbajtja pastër e vendit dhe kujdesi për të mos ndotur atdheun tonë është shumë I rëndësishëm.

“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti. Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar”, shkruan Rama.

Shqipëria numëron nga janari deri në fund të muajit korrik mbi 5.2 milionë turistë të huaj.

M.Q./Shqiptarja.com TAG:

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Së shpejti Asambleja e PS-së, a duhet të ketë ndryshime në qeveri?