MENU
klinika

Në fotografi me fanellën e Kombëtares

Rama uron ish-presidentin Bill Clinton për ditëlindje

19.08.2023 - 18:33

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clintonit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar një fotografi të realizuar në zyrën e tij rreth një muaj më parë, teksa ndodhet krahë Clintonit, i cili është duke mbajtur në duar një fanellë të kombëtares shqiptare të Futbollit.

“HAPPY BIRTHDAY MISTER PRESIDENT”, ka shkruar Rama krahas postimit.

Clinton vizitoi Shqipërinë rreth një muaj më parë, ku për nder të tij u zhvillua edhe një ceremoni përpara Kryeministrisë, ku morën pjesë figura të njohura të politikës dhe jo vetëm.

Kujtojmë se Clinton ka lindur më 19 gusht 1946 dhe sot feston ditëlindjen e 77-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN