MENU
klinika

"Ne kemi ish-ministra..."

SHBA paralajmëroi për të tjerë “koka shteti” non grata, Ngjela zbardh prapaskenat

29.08.2023 - 10:13

I ftuar në “Zona Zero”, avokati Spartak Ngjela foli ditën e djeshme në lidhje me paralajmërimin nga SHBA se të tjerë emra do shpallen “non grata” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ishte i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Escobar i cili paralajmëroi se persona të tjerë që do shpallen non-grata nga shteti amerikan.

Ngjela tha se kjo gjë pritet pasi në Shqipëri ka një nivel të lartë korrupsioni.

“Ai foli për Ballkanin Perëndimor, mund edhe të ketë. Ne e kemi një non-grata, kemi dhe disa që janë ish-ministra.

Ata mund të nxjerrin emra, por problemi jonë është se ne nuk kemi një opinion publik. Opinioni publik tek ne është në heshtje. Ai e ndalon dhe korrupsionin shtetëror, por tek ne është në heshtje”, tha avokati Spartak Ngjela për Top News.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spartak Ngjela zbulon çdo të ndodhë së shpejti në PS

“Rama pati presion nga SHBA për hapjen 100% të listave”