MENU
klinika

Belsh

Shkaktoi djegien e 15 hektarëve pyll, në pranga një person

27.08.2023 - 11:18

Policia ka arrestuar shtetasin Kujtim Liçi në Belsh pasi ndezi zjarr në tokën e tij duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të madhe pylli.

Kujtim Liçi dyshohet se ka hedhur në tokë një cigare të ndëzur, duke aktivizuar një vatër zjarri në tokën tij, ku më pas flakët janë përhapur e si pasojë janë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe në një pyll në fshatin Lisaj të Belshit.

Materialet proceduriali i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Lisaj, Belsh

Ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë u dogjën një sipërfaqe e pyllit në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore, identifikohet dhe arrestohet autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Lisaj, njësia administrative Kajan, kanë shkuar menjëherë në zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për arrestimin e autorit/ëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit K. L., banues në Belsh.

Ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan