MENU
klinika

"Babalja flirton me vajza të reja nga burgu"

Shqiptari i dënuar për vrasje bëhet VIP në TikTok, mediat britanike në alarm

27.08.2023 - 10:18

Një vrasës shqiptar del video-live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok , në të cilat ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera. Dailymail shkruan se Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, ka transmetuar vazhdimisht biseda pesëminutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit. Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti. Merizaj, u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili i kushton atij 2,000 £.

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin ‘Babale’, dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një vajzë që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë o burrë. A e di ajo se ne jemi në burg”, dëgjohet të thotë Cameron.

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur ‘Live Match’ në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut dhe gjithashtu për të bërë shuma të vogla parash. Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione. Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë ‘dhurata’ nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe.

Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të blihen për para. TikTok, megjithatë merr 50 përqind tw fitimeve. Disa dhurata të njohura, duke përfshirë trëndafila dhe futboll, mund të blihen për më pak se një qindarkë, por më e shtrenjta, yjet, kushtojnë më shumë se 400 £. Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 paund.