MENU
klinika

Media greke: Anija brenda ujërave turke

Tjetër tragjedi/ Mbyten dy anije, humbin jetën 5 emigrantë

28.08.2023 - 11:10

Një tjetër tragjedi është raportuar në Samos dhe Lesvos mëngjesin e kësaj të hënë. Dy anije janë mbytur dhe për pasojë kanë humbur jetën pesë emigrantë. Mediat greke shkruajnë se anija ndodhej 3 milje detare brenda ujërave territoriale turke. Raportohet se autoritetet turke janë thirrur për shpëtim, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë reagim.

Ndërkohë rojet bregdetare u mobilizuan për mbytjen e anijes, duke shpëtuar 22 persona, të cilët u transferuan në Mytilin.

Ndërsa nga mbytja e anijes në Samos, roja bregdetare shpëtoi 37 persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.