MENU
klinika

Nxirret i pajetë trupi i të miturit

U fut për t’u larë, mbytet 11-vjeçari!

20.08.2023 - 18:40

Një 11-vjeçar ka ndërruar jetë në Librazhd, pasi është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

Mësohet se i mituri me iniciale A.A., është mbytur aksidentalisht teksa ishte duke u larë në lumin Rrapun.

Bëhet me dije se në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,

dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan