MENU
klinika

Veçantia e saj

Ujëvara e Sotirës, ndër destinacionet më të vizituara

20.08.2023 - 18:07

Ujëvara e Sotirës në Gramsh, është një prej atraksioneve natyrore më të vizituara gjatë këtij sezoni veror.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo ujëvarë e pozicionuar në shpatin lindor të malit të Tomorrit.

Ujëvara e Sotirës konsiderohet si një nga ujëvarat më të bukura të vendit tonë. Veçantia e saj qëndron në faktin se përbëhet nga tre burime që depërtojnë malin nga lartësi të ndryshme (20-100 m), duke krijuar pamje mbresëlënëse. Uji që bie prej saj më pas formon lumin me të njëjtin emër.

Kjo zonë ofron edhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve si kamping apo piknik në pjesën e lëndinës mbi ujëvarë.

Ujëvara e Sotirës gjendet jo më shumë se 20 km larg qytetit të Gramshit.

Për shumë kohë, ky destinacion turistik, nuk ishte në itinerarin e turistëve vendas apo të huaj.

Ndërkohë që, vitet e fundit, interesi ka ardhur gjithnjë në rritje edhe nga përtej kufirit. Zakonisht fundjavave, agjencitë turistike organizojnë ekskursione drejt Ujëvarës së Sotirës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’


"Mbretëritë” e vogla të Shqipërisë!

Çfarë shkroi Sami Frashëri për origjinën e vendit tonë

Si mori fund në mënyrë tragjike jeta e kompozitorit të famshëm

Vdekja e Prenk Jakovës pasi takoi Enver Hoxhën!

"Ky është vlerësimi më i madh..."

“Pikë Uji” shkon në Oscar