MENU
klinika

Ka synime të qarta!

Zendaya kërkon një rol specifik në “Hollywood”

31.08.2023 - 14:26

Pavarësisht se është vetëm 26 vjeç, Zendaya është një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood dhe një nga më të paguarat. Ajo ka luajtur në filma të suksesshëm si ‘Spider-Man: No Way Home’ dhe ‘Dune’, si dhe seriale si ‘Euphoria’, i cili aktualisht është në sezonin e tretë në ‘HBO Max’.

Megjithatë, ka një lloj roli që ajo nuk e ka pasur deri më tani që do të donte ta bënte.

Në muajt në vijim, aktorja amerikane ka në plan të sjellë në ekranin e madh si vazhdimin e “Dune” dhe “Rivals”, një film i diskutueshëm në të cilin një trekëndësh dashurie do të bëjë që aktorja të shihet në një situatë të paparë deri më tani.

Por, në një intervistë për Elle, ajo ka folur se çfarë mundësish do të dëshironte të kishte në Hollywood.

“Do të më pëlqente të luaja një lloj filmi horrorr”, tha ajo.

“Ndjehem sikur zakonisht luaj vajzën e mirë, kështu që do të doja të luaja atë të keqen.”

Nga ana tjetër, përveç këtij roli, Zendaya dëshiron të shfrytëzojë rrugë të tjera si regjia. Në fakt, në sezonin e dytë të ‘Euphoria’ ajo ishte gati të dilte pas kamerës në një episod.

“[Unë dua të] drejtoj një ditë, të drejtoj një film, shpresoj më shumë se vetëm një,” shtoi Zendaya.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Padiskutim mbretëreshat e stilit

12 gratë e veshura më mirë për vitin 2021!