MENU
klinika

Situata alarmante

Zjarret e furishme “pushtojnë” Aleksandropolin në Greqi

20.08.2023 - 10:44

Një zjarr i madh ka përfshirë Aleksandropolin e Greqisë ditën shtunë, ku sot zjarrëfikësit po luftojnë me flakët vdekjeprurëse.

Sipas përfaqësuesit të zjarrfikësve, Yiannis Artopioos , situata në skajin perëndimor të frontit drejt Agnadia dhe gjithashtu në jug drejt Nipsës është pak më e kontrolluar. Megjithatë, siç theksoi ai, zjarri nuk do të jetë i lehtë, pasi fuqizohet nga era.

Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri , me qëllim që të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandropolit.

Sa i përket forcave operative, në Aleksandropolis janë 176 zjarrfikës me 10 divizione këmbësore, ndërsa gjatë ditës 11 avionë dhe 5 helikopterë do të hedhin ujë nga ajri, me një tjetër helikopter do të koordinojë operacionin ajror me synim në krye të zjarrit.

Ndërkohë për shkak të zjarrit është mbyllur rruga nacionale nga Aeroporti deri në Monastiraki, ndërsa në Njësinë Bashkiake Traianoupolis është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku ndodhen tetë vendbanimet që janë evakuuar për masa paraprake të shtunën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN