Klea Huta duket se po kalon ditë të vështira me shëndetin. Ajo mbrëmjen e djeshme u shfaq në gjendje aspak të mirë shëndetësore.
Moderatorja e njohur përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar se se 24 orëshi i fundit ka qenë shumë sfidues për të.
“24 orët e fundit ishin sfidues për mua. Simptoma të çuditshme që filluan me kriza barku, shqetësime gastrointestinale, dhimbje trupi dhe deri në atake paniku. Vendosa të vishem, të lyhem dhe të dal, në mënyrë që të mos i bëj shoqëri krevatit edhe pse fizikisht jam e pafuqishme dhe ndihem çuditshëm. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kështu në jetë. Uroj shumë të jeni mirë dhe kujdesuni për veten”, shkruan Klea bashkangjitur një fotoje të publikuar në Instagram.
Një tjetër postim në “Instastory”, moderatorja ka treguar se për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për këtë shqetësim shëndetësor i është dashur të vendosë një vigon.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin. Jam shumë më mirë. Nesër do ju tregoj se pse kam në dorë këtë vigon dhe se çfarë vitaminash kam marrë“, përfundon Klea.