MENU
klinika

E zbulon për ndjekësit

Arbana Osmani mund të bindë gjithë botën, përveç këtij njeriu

29.09.2023 - 13:14

Po po, këtë e pranoi edhe vetë! Nëse e kemi parë Arbanën në çdo emision të mundshëm, duke përdorur mënyrat e saj bindëse me çdo person të thjeshtë apo personazh publik dhe kemi besuar se ajo ia del me të gjithë, e kemi gabim!

Ka një person të vogël, po të vogël fare ama, që e “sorollat” Arbanën siç i do qejfi dhe ai është pikërisht djali i saj, Dielli!

E dini ç’ka bërë sot? Ia ka thënë truri të dalë me pizhame në mes të rrugës dhe as fjalët bindëse të mami Arbanës s’i bëjnë punë!

Në videon e publikuar nga moderatorja, Dielli ecën dorë për dore me Jonin, pa e çarë kokën, me pizhamat dhe dinosaurët e tij në njërën dorë dhe duket i lumtur me zgjedhjen e tij.

“Unë mund të bind çdo njeri për çdo gjë, përveç këtij njeriu të vogël këtu”- shkruan Arbana.

Siç i thonë asaj shprehjes popullore: Kësaj here Arbanës “i hasi sharra në gozhdë”! 😛