MENU
klinika

Turizmi i Vjosës

Banorët flasin për turistët që u shtuan

19.09.2023 - 12:43

Ofruesit e shërbimeve turistike në territorin e parkut kombëtar të Vjosës kanë njohur një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit.

Ata flasin gjithashtu për një zgjatje të sezonit turistik, diversifikim të ofertës dhe kohëqëndrim të shtuar të vizitorëve falë edhe investimeve të reja në bujtina.

Giorgio Ponti që drejton një organizatë lokale që mbështet bizneset turistike tregon se destinacioni nuk i përket turizmit të masës dhe është i përgatitur të presë një natyrë të ndryshme klientësh nga ata që vizituan bregdetin megjithatë përmirësimi dhe shtimi i shërbimeve do të vijojë të ngelet një sfidë në vijimësi.

Sipas tij edhe fuqia punëtore mungon pasi të rinjtë nuk janë të motivuar të qëndrojnë në vendlindje.

“Ka qenë një fluks nga çdo vend i Evropës por edhe nga vende te ndryshme si Amerika, Afrika e Azia. Trendi është pozitiv sepse turizmi është një nga akset kryesore të ekonomisë. Kemi rritur shumë numrin e turistëve, të cilët nuk rrinë vetëm një apo dy ditë por tre a katër ditë”- tha Giorgio Ponti.

Roberti që prej vitesh ofron shërbim kulinarie për turistët në Këlcyrë beson se zona ofron produkte autentike organike por sfidë sipas tij mbetet çerfikimi i produketeve ushqimore të fermave të vogla që janë edhe furnizuesit kryesorë të tregut turistik. Koncepti “zero kilometër” nga ferma tek konsumatori do të duhet të mbështetet dhe të standartizohet për të gjithë destinacionin.

“Gatimet tradicionale janë byrekët, specat e mbushura patëllxhanët e mbushura, qoftet”- tha Rober Hila.

E ndërsa plani i madh i menaxhimit të parkut kombëtar të Vjosës prek territorin e 13 bashkive zona të thella malore me potencial të lartë ende nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime, kanë probleme me infrastrukturën dhe shpesh bëhen të rrezikshme për klientët. Alket Stroka nga Golemi një fshat i vendosur në 1000 m lartësi në Gjirokastër tregon për raportin e vështirë që zona ka me turizmin.

“Problemi më i madh është se atje mungon infrastruktura, nuk ka rrugë nuk ka sinjal telefonik. Edhe uji është problem është me orar.”– tha Alket Stroka kryetar i fshatit Golem.

Në të gjithë territorin e mbrojtur të Vjosës jetojnë rreth 200 mijë banorë. Më shumë se 90% e tyre ende nuk kanë asnjë të ardhur nga turizmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN