MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është pastrimi rrënjësor i organizmit?

28.09.2023 - 17:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është pastrimi rrënjësor i organizmit?

Mjeku: Në keni mësuar shumë prej trendeve ushqimore që ofrojnë rënie nga pesha por edhe plotësim të nevojave të organizmit. Një prej trendeve që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në përgjithësi duke zbatuar hapa të kufizuar.

Praktika quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:

• duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
• duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
• duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.

Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.

Programet e Pastrimit Dhe Rënia Nga Pesha
Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.