MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është proteinuria?

09.09.2023 - 08:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është proteinuria?

Përgjigjet mjeku: Proteinuria është një gjendje që karakterizohet nga prania shumë më e madhe se normalja e proteinave në urinë. Zakonisht shoqërohet me një sëmundje apo anomali por mund të shfaqet dhe në individë të shëndetshëm.

Plazma, pjesa e lëngshme e gjakut, përmban disa proteina të ndryshme. Një nga funksionet e veshkave është konservimi i proteinave plazmatike në mënyrë që mos të eliminohet bashkë me produktet mbetje që largohen me urinën.

Analizat laboratorike është e vetmja mënyrë për të ditur nëse dikush ka proteina në urinë. Disa organzata të shëndetësisë rekomandojnë një analizë të rregullt urine për njerëzit që janë në risk për sëmundje kronike të veshkave. Zakonisht nuk ka simptoma të lidhura me të, sidomos në rastet të lehta.

Sasia e madhe e proteinave mund të shkaktojë shfaqjen e urinës me shkumë. Humbje e konsiderueshme e proteinave nga gjaku mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të rregulluar lëngjet, që mund të çojnë në ënjtjen e duarve, këmbëve, barkut dhe fytyrës (edema). Kur janë të pranishme këto simptoma zakonisht janë të lidhura me një gjendje ose sëmundje që shkakton proteinurinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë shenjash shfaq trupi

Proteina në urinë, çfarë tregojnë?