MENU
klinika

"Nëse shpërthen diga e Bovillës..."

Çfarë po paralajmërojnë banorët e Zall Herrit

22.09.2023 - 11:45

Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit janë ngritur ditën e sotme në protestë.

Banorët akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Një prej banorëve është shprehur se ekspertët duhet të vijnë dhe të inspektojnë digën e liqenit të Bovillës.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kjo digë paraqet një rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth, pasi sipas tij nëse ajo shpërthen “ndërtesat do të bien si kërpudha” për shkak të sasisë së madhe të ujit.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë. Le të vinë ekspertë për të verifikuar si është diga. Dje shpërtheu diga e liqeni artificial, por nëse shpërthen diga e Bovillës, do i këpusë si kërpudha ndërtesat e Tiranës. I kam thënë shefit të OFGJ-së që më thirri dhe nuk e mori në konsideratë denoncimin tim. Do këputen shtëpitë si kërpudha, do përmbyset Tirana nga Bovilla”, u shpreh një prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do lejojmë kalimin e kamionëve”

Banorët e 4 fshatrave në Zall Herr protestë kundër guroreve