MENU
klinika

“Kanë paguar vetë të gjitha sigurimet shoqërore”

Erion Braçe ‘ultimatum’ qeverisë greke: T’u japë pensionet emigrantëve…

21.09.2023 - 12:43

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është shprehur se qeveria greke duhet “t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe deklaroi se emigrantët shqiptarë në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, në një kohë kur kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore.

Erion Braçe: “Për pensionet e emigrantëve, jo të diasporës, ka diferencë shumë të madhe mes tyre.

Emigrantët në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore, sepse pjesë më madhe e tyre e ndikuar nga një leje qëndrimi që duhet ta marrë atje kanë paguar vetë të gjithë masën e sigurimeve shoqërore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo çështje as nuk diskutohet.

Ata njerëz meritojnë një përgjigje nga qeveria greke, ose paratë mbrapsht ose pensionet si gjithë të tjerët që qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht nga serbët, e deri tek më i fundit punëtor që ka kontribuar në ekonominë e Greqisë.

Politikën e vendit fqinj nuk e bëjnë dot. Sot në Greqi ka grevë, ata kanë dalë në grevë për paratë e tyre jo për Fredi Belerin sa kohë midis nesh qëndron Fredi Beleri zgjidhjen duhet ta japin punëtorët shqiptarë. Siç punëtorët grekë janë në grevë 1 ditore duke e paralizuar, ashtu edhe punëtorët shqiparë për të marrë paratë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë se gjysma e diplomuarve po bëhen gati të ikin jashtë vendit

Studimi: 22% e mjekëve janë larguar nga Shqipëria