MENU
klinika

Nga Warner Classics & Erato

Ermonela Jaho e nominuar për çmimin e madh “Gramophone 2023”

07.09.2023 - 16:12

Tashmë janë shpallë nominimet për çmimin e madh “Gramophone 2023”, çmim për të cilin është nominuar edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.

Është nominuar nga Warner Classics & Erato, për të cilën është shprehur të jetë falënderuese sopranoja Jaho.

Ajo ka treguar për përvojën e mirë me shumë kolegë të talentuar që kanë punuar në kryeveprën e fundit të Puccinit. “Të gjithë të nominuarit janë fitues në sytë e mi”, ka shkruar Jaho.